Lacio fundos Interin

Lacialet interpretuan sakte ndeshjen ndaj kampioneve ne fuqi. Goli i pare dhe i vetmi persa i takon pjeses se pare te takimit u shenua nga Biava ne minuten e 26 te takimit.
Ne pjesen e dyte Interi mundohet te reagoje por nga nje gabim ne prapavijen zikalter ne minuten e 52 te takimit perfiton Zarate i cili me nje parabol te lehte con topin per here te dyte ne rrjeten e interisteve. Zikalterit ngushtojne rezultatin dhe u duk sikur rihapen takimin ne minuten e 74 me Pandev por talenti i Lacios Hernanes shenon golin e trete ne minuten e 89 gol ky qe vulos takimin. Inter humb me rezultatin 3-1.
Pas kesaj fitoreje Lacio ngjitet ne kuoten e 30 pikeve po aq sa Milani qe luan te shtunen ndaj Breshias. Po te shtunen luhet edhe sfida Kievo-Roma ndersa pjesa tjeter e ndeshjeve luhet diten e diele.