E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe: Sot dua të fitoj, në fushë më të mirët

Sepse sipas tij në fund të fundit qëllimi i futbollit është edhe ky: një ndeshje me entuziasëm dhe tri pikë. Pavarësisht se është një miqësore.

…

-Mister, kush do të luajë kundër Qipros?

-Më vjen miëë që jeni të drejtpërdrejtë. Unë kam folur me lojtarët dhe megjithëse atyre nuk ua kam thënë formacionin, po jua them juve. Në portë Hidi, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Vangjeli dhe Curri në të majtë dhe të djathtë dhe Dallku me Canën do të luajnë në qendër. Në mesfushë do të jenë Agolli, Skela, Bulku dhe Duro. Në sulm dyshja Bogdani dhe Salihi.

-Nuk ka eksperiment?

Dëgjo, unë shpresoj që ti jap më shumë minuta në pjesën e dytë lojtarëve të tillë si Hyka dhe Vila. Unë dua ta fitoj këtë ndeshje dhe prandaj nuk do të eksperiemntojmë shumë. Ka ardhur momenti që ti gëzojmë të gjithë.

-A e dini se kemi 11 muaj pa fituar?

Kjo është një arsye që edhe lojtarët e kanë marrë seriozisht këtë takim. Në fund të fundit në futboll vlejnë fitoret. Ne jemi duke ndërtuar një sistem të ri solid, megjithatë ne duhet edhe të fitojmë. Kështu ngrejmë humorin e tifozëve dhe drejtesve të Federatës.

-Pse me dy sulmues?

-E kam thënë që në fillim që ideja ime e futbollit nuk ka të bëjë me një skemë fikse në kokë. Pra ne duhet të luajmë në varësi të objektivit dhe kundërshtarit. Të dy sulmuesit i kemi në formë të mirë dhe kjo më gëzon. Pra pse duhet të mos luajnë të dy. Pastaj me kalimin e minutave ne kemi tre gjysëm sulmues në dispozicion në pankinë të aftë për tu futur në çdo moment. Hyka, Vila dhe Bakaj mund ta bëjnë miëë këtë punë.

-Ne duamt ë fitojmë por kemi të paktnë 11 muaj që nuk fitojmë?

-Unë mund të flas me shumë përgjegjësi për dy ndeshjet e mia. Në ndeshjen kudnër Portugalisë aksush nuk besonte se do fitonim, të jemi të sinqertë, ndërsa në ndeshjen me Gjeorgjinë eksperimentuam jashtëzakonisht shumë. Disa nga lojtarët kryesorë ishin në tribunë. Nuk mund të thoni se nuk mund të kishim fituar nëse nuk do ti kishim pasur dhe ata në fushën e lojës?! Sot muna t’ja arrijmë, por kujes ne nuk luajmë përballë askujt. Qipro më duket një kundërshtar i fortë. Kam marrë informata nga Duro për këtë ekip dhe kemi parë tre katër DVD. Një ekip gjithnjë e më shumë në rritje. E patë sa vështirë e pati Italia kundrejt tyre. Më gëzon ideja që ne jemi aty-aty. Dua ta shoh skaudrën në të tilla raste.

-A ju kanë informuar se pikërisht në këto ndeshje ne vuajmë shumë?

-Jo vetmë ju. Ky është problemi i skudrave mesatare ose nën mesatare. Shfaqen shumë të sigurta dhe pa frikë në ndeshje të mëdha dhe kur vjen puna të fitojnë kanë vështirësi pse nuk dinë të menaxhojnë situatën.

-Si keni menduar ta zgjidhni këtë gjë?

-Unë jam informuar që ky është një problem i hershëm ndër vite i Shqipërisë. Në rastet kur është e detyruar të fitojë dështon. Ndoshta dhe me siguri duhet të gjejmë tre katër lojtarë të tjerë të fortë dhe mentalitetin e duhur. Kemi një vit kohë për këtë gjë. Por unë besoj se edhe ndikimi im në skuadër mund të jetë diçka pozitive në këtë drjetim. Filozofia ime është që trajneri i përfaqësueses më shumë flet me lojtarët se sa i trajnon ata.

-Flitet për rinovim, por fytyrat nuk ndryshojnë?

-Nuk kam folur ansjëherë për rinovim. Kam folur për një grup solid me 20 lojtarë, të aftë që shtatorin e vitit 2010 të fillojnë elimaiantore. Sigurisht që unë dua të zhvilloj lojtarët e rinj. Kemi katër pesë lojtarë që do të kenë kohën e majftueshme deri në shtatorin e ardhshëm për ti gjykuar të gjithë ne. Por nuk do të heq dorë nga Skela, Duro apo Bogdani. Këta do të jenë edhe edicionin e ardhshëm. Ua kam bërë të ditur që prej tyre dua maksimumin. Të tjerët janë më të rinj.

-Thatë tani disa qëllime, por qëllimi kryesor i Shqiëprisë është goli. Nuk kemi shënuar shumë apo jo?

-Në ndeshjet e mia kemi shënuar në dy ndeshje, dy gola. Nuk janë pak. Në të shkuarën kishte shumë ndeshje që nuk shënonim. Kam disa mënyra për të shkuar te golat. Mënyra e parë është një lojtar i madh që bën çdo gjë vetë, që të zgjidh ndeshjen. Shqipëria nuk e ka. Një mënyrë tjetër është me sulmues shumë të shpejtë, që krijojnë panik. Shqipëria nuk i ka. Ndërsa një mënyrë e tretë është kobinimi për të arritur te goli. Ne këtu duhet të punojmë, por duhet të punojmë dhe për të gjetur lojtarë të lindur të mëdhenj apo të shpejtë.

-E ku mund t’i gjejmë këta?

-Kampionati shqiptar të ofron pak mundësi për të gjetur lojtarë të gatshëm. Megjithatë nuk i dihet në të ardhmen. Do të bëj një tur në Gjermani pas ndeshjes me Qipron ku mund të gjejmë diçka. Ndonjë talent të ëvrtetë të pazbuluar.

Start/sport ekspres

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›