E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry mund të mungojë për Superkupë?

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, duket se do të mungojë në ndeshjen e të dielës për Superkupën e Spanjës, kundër Athletic Bilbaos, si pasojë e një lëndimi.Francezi është lënduar gjatë një ndeshjeje miqësore që u zhvillua në San Francisco, kundër ekipit meksikan Chivas.
Henry tashmë është tërhequr nga përfaqësuesja e Francës për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Ishujve Faro, ndërsa mjeku i Barcës ka thënë se edhe paraqitja e tij kundër Bilbaos është e dyshimtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›