E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot miqësorja e kombëtares me Qipron

Kombëtarja kuqezi do të zbresë sot në orën 19:00 në "Qemal Stafa" në fushë në një miqësore përballë Qipros. Kuqezinjtë e drejtuar nga Kuzhe dëshirojnë shumë të rikthehen te fitorja e cila u mungon prej një kohë të gjatë. Kroati shprehet optimist për këtë ndeshje dhe do të luajë në sulm. Ky do të jetë edhe formacioni që do të zbresë në fushë sot në Mbrëmje: Në portë do të luajë Isli Hidi ,më pas në mbrojtje do të luajnë:Dallku ,Cana , Curri dhe Vangjeli. Në mesfushë do të aktivizohen Duro , Skela , Bulku dhe Agolli. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Bogdani dhe Salihi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›