Shqiperia e 58-ta ne renditjen e FIFA

Perfaqesuesja shqiptare e futbollit rekuperon shtate pozicione ne renditjen e FIFA-s per muajin nentor.
Shqiperia renditet ne vendin e 58-te ne renditje duke lene prapa ekipe si Polonia dhe Maqedonia e cila do te jete kundershtari i sotem i Shqiperise ne nje ndeshje miqesore.
Sipas FIFA-s kjo renditje eshte me e mira ne historine e futbollit shqiptar.
Renditja e nentorit ka pesuar vetem nje ndryshim ne dhjeteshen e pare ku kryesojne Spanja Hollanda dhe Brazili Egjipti ka fituar vendin e dhjete duke zbritur Rusine ne vendin e 13-te.