E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe mund ta drejtoje kombetaren nga tribuna

Shqiperi-Maqedoni

Josip Kuzhe eshte sheruar plotesisht por per faktin se sfida e 17 nentorit ndaj Maqedonise ne Korce eshte vetem nje ndeshje miqesore nuk perjashtohet qe trajneri ta drejtoje skuadren e kombetares nga tribuna e stadiumit te Skenderbeut. Nje lajm i tille eshte hedhur ne qarkullim dhe nga mediat kroate te cilat kane shkruar edhe ne lidhje me rikthimin e kroatit ne vendin e krimit Shqiperi ku vetem nje muaj e gjysme me pare u detyruan te kalonte nje nga momentet me te veshtira te jetes se tij. Sipas gazetave ne fjale ne fundin e muajit shtator pesoi nje hemorragji cerebrale ne tru dhe u shtrua ne nje spital ne Tirane. Por tashme fale edhe klimes familjare Josip Kuzhe eshte rikuperuar me sukses dhe te merkuren ka zbarkuar serish ne Tirane. Natyrisht lajmi nuk eshte i ri por jashtezakonisht shume i mire sepse Kuzhe aktualisht ne Tirane do te pergatise skuadren per miqesoren e javes se ardhshme ndaj Maqedonise. Kjo do te thote se problemet me shendetit tashme i ka hedhur pas shpine. Por per mediat kroate ka edhe nje mundesi te dyte Duke marre ne konsiderate se behet fjale vetem per nje ndeshje miqesore mundet qe Federata Shqiptare e Futbollit te mos e mbingarkoje trajnerin dhe Kuzhe te vezhgoje qetesisht nga tribuna skuadren qe pritet te drejtohet nga ndihmesi i tij Xhemal Mustedanagic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›