Disiplina nje grusht dhunes pezullime 2-vjecare ne K. II
Dhuna e pare ne keto jave te para te sezonit ne Kategorine Superiore duket se eshte vetem maja e ajsbergut. Sa me poshte te zbresesh ne kategorite inferiore aq me shume duket sikur shtohet doza e pranise se dhunes e cila e shemton bukurine e futbollit. Me gjithe kercenimet e FSHF-se dhe komisioneve te saj juridike eliminimi i akteve te dhunes nga fushat e futbolli duket shume i veshtire. Por Komisioni i Disiplines i cili ka marre direktiva te qarte nga presidenti Armand Duka karshi veprimeve te tij ka reaguar ashper duke shtuar dozen e denimeve te autoreve. Pikerisht mbledhja e fundit e ketij komisioni per te shqyrtuar parregullsite e hasura ne javen e fundit futbollistike ka prodhuar masa drastike per klubin e Maliqit te Kategorise se Dyte dhe disa prej lojtareve te tij te cilet u perfshine ne akte te dhunshme gjate ndeshjes se fundit te skuadres se tyre. Keshtu qe lojtaret Edmond Pino dhe Altin Ametlli te Maliqit per faktin se kane ushtruar dhune kane peshtyre dhe ofenduar zyrtarin e ndeshjes denohen me 24 muaj pezullim nga aktivitetet dhe 100 mije leke te reja gjobe secili shkruante dje vendim i i rende i dale nga mbledhja e djeshme e Disiplines. Te dy futbollistet ne fjale tashme do duhet te duhet ti japin nje tjeter zgjidhje jetes se tyre per dy vitet e ardhshme pasi ne futboll jane shpallur te padeshirueshem per kete periudhe kohore. E kane nje mundesi per te shpresuar per nje rikthim me te shpejte apelimin. Por me shume gjasa jane te pakta shanset qe te ulet vendimi. Ndersa per mosrespektim te vendimit te po asaj dite per marrjen e 7 kartoneve ne ndeshjen e javes se shtate te Kategorise se Dyte klubi i Maliqit eshte gjobitur edhe me 50 mije leke te reja. Nderkohe per tu rikthyer te masat per parregullsite e vrenjtura ne Superiore lojtari i Skenderbeut Barce Ristovski per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ekipit kundershtar ne javen e 9 te kampionatit denohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100 mije leke te reja gjobe. Ndeshkohet me dy ndeshje pezullimi dhe 100 mije leke te reja gjobe edhe zyrtari i Elbasanit per sjellje ofenduese ndaj gjyqtarit.