E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirandello hapFestivalin ballkaniktë Teatrove

TIRANE- Pirandello dhe "6 personazhet e tij që kërkojnë autor" ishin të parët që startuan mbrëmë festivalin më të ri të teatrove që zhvillohet në Shqipëri, e pikërisht festivalin ballkanik të teatrove, i konsideruar një edicion eksperimental edhe nga vetë nismëtari i këtij projekti, regjisori i njohur Gëzim Kame. Ky festival ku marrin pjesë trupa nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja e Serbia, do të sjellë në skenën e teatrit kombëtar në Tiranë shfaqjet më të mira teatrore të vitit. Festivali që startoi mbrëmë do të njohë kryevepra të dramaturgjisë botërore me pjesë nga autorë si: Gogol, Ionesku, Pirandello. Në festival marrin pjesë: Teatri Kombëtar Tiranë, Teatri "Racho Stoyanov", Teatri i Qytetit Podgoricë, Teatri 'Zoran Radmillovic" Serbi, Teatri "Bitola" Maqedoni, Teatri "Tuzëll" Bosnje-Hercegovinë dhe Teatri "Blue-Plaque" i Athinës. Shfaqjet janë përzgjedhur nga dy organizatorët: Gëzim Kame dhe Aqif Mulliqi, dhe aktori Viktor Zhusti. Kriteri bazë që shfaqjet të futeshin në festival është vlerësimi që kanë marrë nëpër vendet e tyre dhe në festivale të tjera. Pjesa që çeli siparin e këtij festivali duke prezantuar aktorët dhe trupën shqiptare të teatrit me regji të Mehmet Xhelilit, është një nga veprat më të rëndësishme të dramaturgjisë botërore të shekullit të njëzetë. Në përfundim festivali do të zgjedhë më të mirët e teatrit ballkanik në regji dhe aktrim, duke krijuar kështu një atmosfere gare dhe ballafaqimi vlerash mes trupave teatrore.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›