E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe pa shpresa Veshtire te kualifikohemi ne Evropian

Kroati ne asnje prej tete miqesoreve te zhvilluara me Shqiperine nuk ka njohur humbje. Kunder Sllovenise Shqiperia ka luajtur gjithsej kater ndeshje

Trajneri i perfaqesueses shqiptare te futbollit Josip Kuzhe deklaroi dje se per momentin eshte e veshtire te mendohet nje kualifikim ne Euro 2012. Dje ne nje konference per shtyp te mbajtur para miqesores ndaj Sllovenise luhet sot ora 2000 tekniku kroat theksoi se qellimi aktual i ekipit kuqezi eshte loja e mire dhe rezultatet pozitive. Ajo qe mund te them per momentin eshte te luajme fort perballe Sllovenise dhe me pas duhet te shohim hap pas hapi - pohoi Kuzhe. Eumlshte shume e veshtire te flas tani per te ardhmen - shtoi ai.

Mirenjohje per senatoret

Me tej kroati Josip Kuzhe shprehu besnikerine e tij ndaj senatoreve te perfaqesueses te tille si Altin Lala Ervin Skela Klodian Duro dhe Erjon Bogdani edhe pse keta te fundit i kane kaluar te tridhjetat dhe jane ne fund te karrieres se tyre futbollistike dhe ne nivel klubesh. Selektimi i lojtareve eshte gjithmone nje pikepyetje per mua por une kam vendosur qe keta futbolliste te grumbulluar jane per 2 vitet e ardhshme perfshi ketu Lalen Skelen Duron dhe Bogdanin. Do te ndjek kete rruge deri ne fund te ketyre kualifikimeve - tha Kuzhe i cili ne kater ndeshjet e para ka grumbulluar pese pike e ku spikat barazimi ne Rumani dhe ai kunder Bosnjes ne Tirane por ne kete te fundit ne stol ishte ndihmesi i tij Mustedanagic. Pas kesaj eshte kohe e re periudhe e re objektiva te reja dhe grumbullime te reja - theksoi Josip Kuzhe trajneri i peste ne epoken e presidentit te FSHF-se Armand Duka pas italianit Xhuzepe Dosena gjermanit Hans-Peter Brigel kroatit Oto Baric dhe holandezit Ari Han. Para ndeshjes miqesore me Sllovenine trajneri i kombetares shqiptare Josip Kuzhe ka theksuar se per momentin eshte shume e veshtire te mendosh kualifikimin e kuqezinjve ne Euro 2012. Qellimi yne eshte loja dhe rezultatet e mira. Ajo qe mund te them per momentin eshte te luajme fort perballe Bjellorusise dhe me pas duhet te shohim hap pas hapi. Eumlshte shume e veshtire te flas tani per te ardhmen.

Mbret i miqesoreve

Deri me tani me trajnerin Josip Kuzhe ne bankine Shqiperia nuk ka humbur asnje nga tete miqesoret e zhvilluara ku ajo e fundit ishte kunder Maqedonise ne barazimin pa gola ne Korce. Miqesorja me Sllovenine do te luhet sot ne 2000 ne stadiumin kombetar Qemal Stafa. Ky takim do te paraprije sfiden me Bjellorusine me 26 mars e vlefshme per kualifikueset e Euro 2012. Kunder Sllovenise Shqiperia ka luajtur gjithsej kater ndeshje te gjitha zyrtare duke pasur ne bilancin e saj 2 barazime dhe 2 humbje por pa mundur te shenoje dhe nje gol te vetem kunder slloveneve duke pesuar tre te tille. Per here te pare Kombetarja jone eshte ndeshur me Sllovenine ne eliminatoret e Kampionatit Evropian 2000 dy humbje 2-0 1-0. Ne eliminatoret e Euro 2008-s ndaj te cileve kemi barazuar pa gola ne te dyja ndeshjet.

Cana Jemi nje ekip qe po rritet nga dita ne dite

Zevendeskapiteni i kombetares Lorik Cana nje nga figurat me te rendesishme te futbollit shqiptar ne nivel nderkombetar u shpreh optimist per gjendjen qe po kalon ekipi perfaqesues. Jemi ne rritje. Lojtaret kane kohe qe luajne bashke. Kemi lojtare qe luajne ne kampionate te forta dhe qe luajne rregullisht. Kjo gje do te na ndihmoje - deklaroi Cana i cili eshte lojtari i katert me me shume ndeshje ne grupin aktual te thirrur na trajneri Josip Kuzhe per miqesoren me Sllovenine. Lorik Cana 47 ndeshje/ 1 gol vjen ne kete miqesore pas golit qe shenoi me fanellen e Gallatasarajit ne kampionatin turk.

Lala Jam ne fund te karrieres

Po dje gjate konferences per shtyp te mbajtur ne Durres mesfushori i kombetares sone Altin Lala lajmeroi largimin e tij nga perfaqesuesja. 35-vjecari njoftoi se me perfundimin e eliminatoreve te Kampionatit Evropian 2012 ai nuk do te mbaje me veshur fanellen kuqezi. Ne rast se Lala do ate arrije qe te zhvilloje rregullisht edhe ndeshjet e mbetura atehere do te vendose edhe rekordin si lojtari me me shume prezenca ne perfaqesuese. Mesfushori shkaterrues i Hanover 96 eshte vetem nje ndeshje larg rekordit te mbajtur nga nje tjeter legjende kuqezi ish-portieri Foto Strakosha me kete te fundit te ndalur ne 73 ndeshje. Skemi cfare bejme ndaj biologjise. Per mua ky do jete edicioni i fundit me Kombetaren - deklaroi Altin Lala para miqesores me Sllovenine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›