Maqedonia mbetet ne krize
Takimi i krereve te partive politike ne Maqedoni nen ombrellen e presidentit te shtetit nuk ka arritur ta zhbllokoje krizen e krijuar politike. Partite politike opozitare edhe me tej theksojne se veprimin e tyre politik do ta ushtrojne jashte institucionit ligjvenes meqe kerkesat e tyre nuk kane gjetur mirekuptim nga kreu i qeverise Nikolla Gruevski.
Po qe se kthehemi ne Parlament ne rrethana te ketilla me crast eshte me se evidente se pushteti ka arritur ti partizoje te gjitha segmentet e shoqerise prezenca jone ne Parlament nuk do te legjitimoje per fat te keq politiken e regjimit totalitar te pushtetit - thekson deputetja e LSDM-se Vesna Bendeska.
LSDM-ja kerkon nga qeveria te garantoje lirine e mediave ndarjen ne menyre proporcionale te fondeve per fushata mediatike ndryshimet ne kodin zgjedhor pastrimin e listave zgjedhore dhe ndryshime kushtetuese per largimin e ministrit te Drejtesise nga Keshilli Gjyqesor.
Por per partine maqedonase ne pushtet VMRO DPMNE bojkoti i punes se Parlamentit nga ana e partive opozitare eshte i paarsyeshem sepse parakushtet qe vendos opozita per tu kthyer ne Parlament tregojne qarte se nuk deshiron zgjedhje te parakohshme.
Kerkesat e opozites thjesht jane te parealizueshme sepse opozita ka parashtruar kerkesa jolegjitime per te cilat vendos Gjykata dhe jo Kuvendi apo Qeveria. Me kete deshmon qarte se ajo ne realitet nuk eshte e interesuar per zgjedhje te parakohshme ashtu sic deklarohet - thekson Zoran Petreski deputet i VMRO DPMNE-se.
Nderkohe partia shqiptare ne opozite Demokracia e Re si kusht per kthimin e saj ne Parlament ka apostrofuar ndryshimin e Ligjit per regjistrim me crast kerkohet qe regjistrimi te mbahet ne muajin korrik si dhe nderprerjen e menjehershme te ndertimit te kishes ne Kalane e Shkupit.
Kerkojme qe urgjentisht te nderpritet realizimi i Enciklopedise ne terren permes projektit Shkupi 2014 me ate qe urgjentisht te largohet nga Kalaja e kryeqendres kisha e Pasko Kuzmanit njeheresh theksojme se Kushtetuta e Maqedonise nuk guxon te ndryshohet pa inkorporimin e parimit te Badinterit ne zgjedhjen e gjykatesve si dhe shperndarjen e buxhetit - deklaron Imer Selmani nga Demokracia e Re.
Por BDI-ja pjese e koalicionit qeveritar thekson se opozita shqiptare manipulon me kerkesat te cilat jane objektiv i realizimit te po kesaj partie.
Opozita shqiptare ka disa kerkesa te cilat realisht jane kerkesa te BDI-se gje qe e potencoi dhe Kryeministri Gruevski kur tha se ndryshimet kushtetuese jane te kushtezuara nga kerkesat e BDI-se qe kane te bejne me zgjedhjen e gjykatesve po me parimin e Badinterit si dhe vendimmarrja ne kete institucion te behet sipas parimit te shumices se dyfishte - shprehet koordinatori i Grupit Parlamentar te BDI-se Tahir Hani.
Ndryshe PDSH-ja e cila ka bojkotuar takimin e lidereve nen organizimin e Presidentit te shtetit kapercimin e krizes politike e sheh permes implementimit te marreveshjes politike te ofruar nga kjo parti.