shte radha e Donald Ramsfelldit

Kujtimet e Sekretarit amerikan te Mbrojtjes Ramsfelld kritikon ashper Kondoleza Rajsin dhe Kolin Pauellin
Eumlshte radha e Donald Ramsfelldit. Politikani qe e nisi politiken si kongresist dhe qe ngjiti shkallet e karrieres deri ne postin e shefit te Pentagonit duke pasur nje rol kyc ne Ameriken e pas 11 shtatorit dhe lufterat ne Lindjen e Mesme publikoi kujtimet nen titullin E njohura dhe e panjohura. Ashtu si interesimi i madh per librin edhe titulli nuk eshte befasi. Ai e ka zanafillen ne nje deklarate tashme te famshme te Ramsfelldit qe daton ne shkurt te vitit 2002.
Ka gjera te ditura ashtu sic ka te tjera qe jemi te ndergjegjshem se i dime. Gjithashtu ka te panjohura te ditura per ne. Me kete dua te them se e dime se ka te panjohura per ne. Por nuk duhet te harrojme se ka dhe te panjohura per te cilat nuk jemi te ndergjegjshem. Ato qe nuk i dime nuk i dime - thote Ramsfelld.
Duke pasur parasysh natyren luftarake te Ramsfelldit nuk eshte befasi per askend fakti se ai nuk ka hequr dore nga qendrimet e tij me kunderthenese. Ai nuk terhiqet aspak sa i perket luftes ne Irak. Ndonese e pranon se arsyeja kryesore armet e shkaterrimit ne mase nuk u gjeten ne Irak sipas tij largimi i Sadam Huseinit e ben legjitime nderhyrjen e vitit 2003.
Heqja qafe e regjimit brutal te Sadam Huseinit ka krijuar nje bote me te sigurt e me te qendrueshme - shkruan Ramsfelld. Qendrimin ai e perseriti edhe gjate paraqitjeve te fundit ne mediat amerikane. Ajo cfare dini sot mund tju ndihmoje te ndryshoni te konceptuarit e se nesermes por nuk te ndihmon me te shkuaren. Ne ate kohe kishim besim te konsiderueshem se Sadam Huseini i kishte keto arme - thote Ramsfelld.
Arratia e Bin Ladenit nga Tora Bora ne dhjetor te vitit 2001 nje tjeter nga deshtimet qe i faturohen Ramsfelldit nuk pranohet nga ish-shefi i Pentagonit. Sipas tij ai asnjehere nuk ka marre informacione te besueshme nga sherbimet sekrete se Bin Ladeni gjendej ne Tora Bora. Ramsfelld thote se faji mbetet ne shpatullat e ish shefit te CIA-s Xhorxh Tenet dhe gjeneralit Tomi Frenks.
Ramsfelldi nuk ngurron te fajesoje shtypin e papergjegjshem perendimor per teprimet e medha ne raportimin mbi vjedhjet dhe bastisjet ne Irakun e pas Sadamit. Ne 850 faqet e librit me kujtime te Ramsfelldit ka shumecka per te lexuar. Karriera e tij nisi ne vitin 1962 si anetar i Kongresit nga shteti i Illinoisit dhe vazhdoi me shume poste perfshire dhe shefin e mbrojtjes ne administraten e Presidentit Ford. Pervec posteve ne fushen e mbrojtjes dhe sigurise Ramsfelldi pati nje pervoje disa vjecare dhe ne sektorin privat. Nje nga elementet e reja qe sjell libri eshte dhe fakti se shefi i Pentagonit ka ofruar dy here doreheqjen ne vitin 2004 pas berjes publike te skandalit ne burgun Abu Graib ne Irak.
Veprime te papranueshme jane bere mbi qeniet njerezore derisa Shtetet e Bashkuara ishin ne drejtim. Si shef i Departamentit te Mbrojtjes me 3 milione njerez nen komande e kam ndier per detyre te marr pergjegjesine institucionale per deshtimin. Ka qene Presidenti Bush ai qe nuk e ka pranuar doreheqjen e Ramsfelldit pasi sipas ketij te fundit largimi i tij nuk do te linte ne harrese skandalin e Abu Graibit. lsquoMe vjen keq qe nuk u largova ne ate kohe - shkruan rreth shtate vite me pas Ramsfelldi.
Per te pasionuarit me dramat politike ne Uashington libri ofron mjaft. Ramsfelldi tregon dhe per perplasjet personale duke kritikuar jo pak Kondoleza Rajsin dhe Kolin Pauellin.
Ne mandatin e pare te Bushit Rajs ishte keshilltare e sigurise kombetare detyre te cilen nuk e ka kryer si duhet sipas Ramsfelldit. Ai thote se Rajs e kishte keqkuptuar natyren e punes takimet ishin te organizuara keq axhenda ndryshonte shpesh ne momentin e fundit dhe shenimet nga takimet ishin te nje cilesie te dobet. Me i ashper Ramsfelldi eshte me ish-Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell e ne vecanti deklaratat e tij te mevonshme rreth paraqitjes ne Keshillin e Sigurimit lidhur me Irakun. Vite me pas Pauelli tha se e kishin keqorientuar dhe keqinformuar perpara atij takimi ku ai mbrojti pushtimin e Irakut.
Pauelli nuk ishte keqorientuar nga askush dhe as genjeu rreth armeve te shkaterrimit ne mase te Sadamit. Presidenti nuk genjeu. Zevendespresidenti nuk genjeu. Ashtu sic nuk genjeu as Rajs dhe as une vete. E verteta shume me pak dramatike eshte se ne ishim gabim - shkruan Ramsfelld ne kujtimet e veta. Qendrim te njejte Ramsfelld kishte perseritur dhe ne intervistat e diteve te fundit. Ideja se Kolin Pauell po genjente apo ishte mashtruar eshte e pakuptimte. Ai besonte ne ato qe thoshte. Ushtria jone besonte gjithashtu - kishte thene Ramsfelld.