Chelsea fiton Kupën e Federatës

Chelsea fiton Kupën e Federatës, duke arkivuar kështu për herë të parë në histori triumfin e dyfishtë kampionat dhe kupë. Skuadra e Carlo Ancelotti ka mposhtur 1-0 në një ndeshje dramatice, Portsmouth, duke iu gëzuar një triumfi të merituar në një sezon fantastik.
"është një sezon fantastik. Jam shumë i lumtur që e mbyllën me trofeun e Kupës. Të jem në historinë e këtij klubi është shumë e rëndësishme për mua në sezonin tim të parë në Stamford Bridge", u shpreh Ancelotti, që tashmë ka kaluar cdo pritje dhe mund të konsiderohet edhe më i suksesshëm se Hoze Mourinjo në Londër.
Tekniku italian ka vlerësuar lojtarët e tij, për gjithcka kanë bërë në këtë sezon, pavarësisht zhgënjimit për eleminimin në Champions. Ka humbur një 11 metërsh në minutën e 88, por Frank Lampard është lojtari fondamental për londinezët dhe tekniku Ancelotti. Për mesfushorin e kombëtares, kjo është një arritje madhështore.
"është dicka e madhe. Kemi qenë disa herë pranë Champions dhe njerëzit bëjnë krahasimin me të, por për mua triumfi i dyfishtë mjafton. është arritje e madhe për Chelsea, që nuk e kishte arritur kurrë më parë dhe për futbollin në Angli, sepse është dicka shumë e vështirë të arrihet", komentoi Lampard.
Për Portsmouth, në Uembli ka marrë fund ëndërra për një trofe në sezonin më të vështirë të klubi, që ka shpallur falimentimin, por megjithatë Avram Grant mbetet krenar. "Jam krnar sepse treguam se në futboll mund të arrish larg nëse luan me zemër, por duke përdorur edhe mendjen”, u shpreh Grant. E ardhmja e Portsmouth mbetet një mister dhe Federata Angleze e Futbollit do të vendosë vetëm në muajt e ardhshëm.
Eno Skarço