E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita, Rama: Vërtetësi ndaj ish të përndjekurve

Një dalje publike por jo për politikë ka realizuar Edi rama paraditen e së shtunës. Jashtë kauzës për transparëncë në mjediset e muzeut kombëtar kryesocialisti Rama ka vizituar një ekspozitë historike ku revokohej figura e intelektualëve të vrarë dhe përndjekur nga regjimi komunist. Sipas Ramës tani është koha për një institucion që arkivon me vërtetësi krimet e regjimit të kaluar.

"Ka ardhur koha qe Shqiperia te kete nje institucion i cili te arkivoje me vertetesi dhe me kembengulje historine e erret, historine tragjike, historine e krimeve te nje regjimi, i cili vrau, torturoi, internoi, shkaterroi familje e ndau shqiptaret nga njeri tjetri ", u shpreh Edi Rama.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e shtunë , 15 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›