E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe "mision" në Tiranë para miqësores me Qipron

Kuzhe vjen në Tiranë pasi ishte i pranishëm në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, ku ndoqi Kombëtaren U-20, që humbi 2-1 me Tunizinë dhe 3-0 me Spanjën.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit “në programin e teknikut kroat është edhe ndeshja tjetër Tirana-Stabek në 14 korrik, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve dhe sfida Flamurtari-Moteruell/Lanel, që do të luhet në 15 korrik.

Në 12 gusht, kombëtarja shqiptare do të përballet në një miqësore me Qipron, ndërkohë vëzhgimet e Kuzhes në ndeshjet e korrikut do t’i kushtohen kandidatëve të rinj për fanellën kuqezi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›