Vllaznia barazon dhe kualifikohet; eliminohet Dinamo
Goli i talentit shkodran Ndriçim Shtupina në fundin e pjesës së parë (43’) hyri në manualin e historisë së futbollit shkodran në Europë, pasi jo vetëm që kompletoi golin e Dritan Smajlajt në ndeshjen e parë të fituar 2-1 (autogol edhe i irlandezit Kin), por formacioni kuqeblu vendosi një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i pari që kalon një tur në debutimin e Ligës së Europës, por nga ana tjetër u kualifikua për të katërtin sezon rresht në turin e dytë të një kompeticioni europian.
Goli i Kinit në minutën e 85-të shqetësoi jo pak presidentin Valter Fushaj e trajnerin Hasan Lika, por nuk mundi të provokojë eliminimin e Vllaznisë, që me meritë do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës përballë një emri me traditë në Europë si Rapidi i Vjenës.
Nga ana tjetër, Dinamo u duk se ishte shumë pranë realizimit të një përmbysjeje epike të një deficiti prej tre golash kundrejt finlandezëve të Lahtit (2-0), falë dy golave të realizuar nga mbrojtësi gjigant Pape Diop (13’ e 70’), por që rezultuan të pamjaftueshëm për t’i çuar blutë e Besnik Sulajt (premtoi 50 mijë USD për kualifikimin) në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës, pasi Lahti kishte fituar ndeshjen e parë 4-1 (4-3 rezultati i përgjithshëm i dy takimeve). Dinamo u bë kështu skuadra e parë shqiptare që i dha lamtumirën Europës.
Start/as