E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, merkato qan, prioritet mbetet Vila

Po Barcelona? Është pyetja legjitime që bëjnë të gjithë në Spanjë. Pas “Tripletës” fantastike sezonin që lanë, kampionët e Evropës janë lënë në harresë nga blerjet milionare të Perezit dhe Realit të Madridit. Në pritjej të një vendimi të Eto'ò, prioritet mbetet sulmuesi i Valencias dhe një mbrojtës i majtë.

"Eto’o nuk i përgjigjet telefonatave të mia” tha dje Laporta. Presidenti i Barçës deklaroi gjithashtu se të ishte për të nuk do të blinte asnjë lojtar duke parë organikën që ka në dispozicion dhe shtoi se presioni i ristrukturimit të skuadrës është në Madrid. Megjithatë, njerëzit, mediat dhe shpërthimi galaktik i Realit e detyrojnë Barcelonën të lëvizë. “Gjithsesi nuk do të blejmë thjesht për të blerë”, bëri të ditur Laporta. Vitin e kaluar në këto kohë Barça prezantonte plot 5 lojtarë: Dani Alves, Piqué, Keita, Caceres e Henrique. Sot jemi duarbosh.

Vila në pritje – Objektivi primar i klubit gjithsesi mbete David Vila. I lënë i lirë nga Reali por jo nga Valencia, i cili dëshiron ta mbajë sulmuesin pavarësisht vështirëve financiare. Megjithatë vetë sulmuesi spanjoll dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës, por për momentin  situata mbetet e bllokuar.

Plani B – Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet me David Vilën, Barça ka të gatshëm Planin B që quhet Diego Forlan, i cili mund të blihet nga Atletiko Madridit duke i paguar klauzolën, pra 36 milionë euro. Çështja për momentin mbete sistemimi Eto'o: "Ose rinovo, ose mirupafshim” tha dje për kamerunasin legjendari Krujf. Kamerunasi bën naze, nuk dëshiron të shkojë te Manchester City e shpreson që Barça të ulë pretendimet e të shkojë te Mançester United. Përndryshe do të qëndrojë edhe një sezon për t’u larguar në 2010 me parametër  zero.

As një mbrojtës të majtë – Katalansit mendojnë për një mbrojtës të majtë pas largimit të Silvinjos por edhe si alternativë e Abidal, që me thënë të vërtetën, ka stonuar vitin e shkuar. Objektivi Filipe Luis i Deportivos u sfumua pas rritjes së çmimit nga kjo e fundit (12 milionë) dhe drejtuesit e Barçës tani mendojnë për mbrojtësin e kombëtares braziliane Andre Santos.

Betejë me Realin – Ajo që e ka komplikuar merkaton e Barçës me siguri që është Reali, i cili ka ndërhyrë për Maskerano e Ribery dhe që pak ditë më parë i vodhi sulmuesin Benzema. Çmimet janë rritur artificialisht në këtë kohë krize. Për “Njeriun me shenjë” ende s’është thënë fjala e fundit, por e parafundit po (80 milionë kush e do!). Tani brirët e gjigantëve spanjollë përleshen për mesfushorin Cesc Fabregas, për të cilin bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi te Barça. Djaloshi pret me shpresë. Ashtu si edhe tifozët katalanas: ndonjëri duhet të vijë MEDOEMOS!

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›