Kuzhe rikthimi sitrajner eshte mision i pamundur
TIRANE-Trajneri i kombetares Josip Kuzhe i eshte nenshtruar dje nje ekzaminimi te hollesishem per te pare nese e ka kaluar gjendjen e rrezikut apo jo. Mjeket e Spitalit Amerikan jane asistuar ne keto analiza edhe nga neuro-kirurgu nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes Carls Park i cili e ka quajtur me fat qe Kuzhe ka arritur te shpetoje pa komplikacione te tjera pas hemorragjise cerebrale te pesuar diten e enjte. Po ashtu ai nuk ka dhene lejen qe kroati te jete ne pankine por ai mund ta ndjeke ndeshjen me Bosnjen nga televizori. Skaneri i bere dje pritej te konfirmonte se Josip Kuzhe e ka kaluar fazen e rrezikut apo qe ai mund te ngrihet ne kembe megjithate nje gje e tille nuk ka ndodhur ndonese mjeket mbeten shume optimiste. Por pas kesaj pyetja qe shtrojne te gjithe ne Shqiperi eshte vetem nje a do te mundet me Kuzhe te jete trajner Mjeku amerikan Carls Park pas skanerit te kryer dje ka lene pak shanse per nje gje te tille. Mund te them se Z.Kuzhe ka qene shume me fat - deklaroi ai. - Persa i perket te ardhmes une mund te them vetem se eshte shume shume e veshtire qe ai te mund te drejtoje me nje ekip futbolli por une do te uroja shume qe ai te rikthehet ne gjendjen e meparshme. Ne fjaline e fundit neuro-kirurgu ka nenkuptuar se shpresat jane vetem qe Kuzhe te jete ne gjendjen e meparshme nga ana njerezore sepse futbolli ne njefare menyre mund te quhet nje kapitull i mbyllur per te. Mjeku amerikan ka pranuar gjithashtu se goditja ka qene shume e forte.
Koha ne spital
Josip Kuzhe ka patur nje deshire te madhe te drejtoje ndeshjen me Bosnjen por mjeket atij ia kane ndaluar nje gje te tille. Pas skanerit te djeshem mund te kuptoje lehtesisht se gjendja e teknikut eshte stabel por ajo nuk ka pasur permiresime te theksuara. Megjithate ai mund ta shikoje ndeshjen nga televizori por kurrsesi nuk mund te jete ne pankine - u shpreh neuro-kirurgu amerikan Carls Park. Mjeket kane bere te ditur se Kuzhe te merkuren do ti nenshtrohet nje tjeter skaneri qe ndoshta do te vertetoje perfundimisht se gjendja e rrezikut ka kaluar. Ai ka nevoje per te pakten 4-6 jave qe te qendroje nen kujdes me pas do te shihet tha mjeku Fatos Olldashi.
Federata
Ndoshta nuk eshte momenti per te diskutuar per kete por eshte e sigurt se pas ndeshjeve me Bosnjen dhe me Bjellorusine Federates Shqiptare te Futbollit do ti duhet te gjeje nje trajner tjeter. Madje per kete pritet shume shpejt nje mbledhje. Praktikisht eshte me shume se e veshtire qe Josip Kuzhe te rikthehet ne pankinen e nje skuadre pasi hemorragjia cerebrale le gjithnje pasoja. Pasoja kryesore eshte pikerisht humbja e perkohshme e memorjes apo e koshiences cka e ben ate praktikisht te paafte per nje pune te tille. Edhe pse aktualisht gjendja duket e mire kroati ne shumicen e kohes eshte i perhumbur ne spital cka verteton se goditja e pesuar ka qene vertete e rende.
d.b/BalkanWeb