E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo-Vllaznia, jo si në kohët e vjetraNë javën e katërt të fazës së parë ne Shkoder u ndane ne barazim, por tani në përballjen e javës së 15-të, Dinamo ka 23 pike me shume se Vllaznia

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Dinamo e Vllaznia u ndanë me një barazim pa gola në “Loro Boroçi” në javën e katërt të fazës së parë, por tani në përballjen e javës së 15-të, dy skuadrat e njohura të futbollit shqiptar kanë krijuar një diferencë prej 23 pikësh në favor të bluve kryeqytetas.

Dinamo është e pandalshme në rrugën e saj drejt titullit të 18-të, dhe këtë e tregoi edhe në javën e paraardhëse kur fitoi bindshëm me Teutën (1-3) në “Niko Dovana”, por te stafi i Vllaznisë besojnë se e kanë stofin për të mos dalë pa pikë nga sfida në “Qemal Stafa”.

Me 12 fitore në 14 ndeshje, me sulmin më të mirë në kampionat (27 gola) dhe me “kryetopçiun” e sezonit, Elis Bakaj (9 gola, një më pak se sa ka shënuar Vllaznia), trajneri Shkëlqim Muça beson se do të marrë tri pikët e radhës në ndeshjen e 125-të historike ndaj klubit më të vjetër në Shqipëri, por që ka koleksionuar 8 tituj kampion më pak se Dinamo (17 Dinamo, 9 Vllaznia).

Vllaznia (një skuadër e vogël këtë sezon) mbërrin në kryeqytet pas fitores minimale me Kastriotin (1-0) në Shkodër, rezultat që shpëtoi edhe bankinën e trajnerit të dytë sezonal të saj, Roland Luçit, por në sfidat në transfertë kuqeblutë kanë statistika të hidhura: në 7 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Edhe një e dhënë tjetër, Vllaznia ka sulmin e dytë më të dobët në këto 14 javë.

Dinamo do të jetë pa serbin Putinçanin, shqiptarin Allmuçën e argjentinasin Soza, por trajneri Muça ka një bankinë cilësore për të përballuar Vllazninë, që dhe ajo nga ana e saj ka pesë mungesa titullarësh.

DINAMO-VLLAZNIA
Ndeshje:    124
Fitore Dinamo:   48
Barazime:    41
Fitore Vllaznia:   34
Golat:    162-116
Faza e parë: Vllaznia-Dinamo 0-0


Numri i klikimeve - 1274
  E Marte, 15 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›