E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe:Dua kundërshtar të fortë për miqësoren e kombëtares

Gjithashtu, kroati i pankinës kuqezi kërkon patjetër që miqësorja e muajit mars të zhvillohet në Tiranë. Pikërisht për shkak të këtyre dy kërkesave është zbehur alternativa e përfaqësueses së Luksemburgut për miqësoren e radhës së kombëtares shqiptare dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë në diskutime me disa prej përfaqësueseve më të mëdha në kontinent për miqësoren e 3 marsit. Dy prej alternativave kryesore janë Rusia ose Turqia, ndërsa nuk kanë munguar as ftesat për ekipet e tjera të njohura të rajonit. “Federata po kërkon një kundërshtar të gatshëm që të luajë me Shqipërinë në fushën tonë më datën 3 mars, të përcaktuar nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare”, pohuan sot burime pranë FSHF-së.“Rusia është një alternativë e mundshme, ashtu sikundër edhe Turqia. Gjithsesi, duhet theksuar se ftesa u janë dërguar të gjitha federatave të rëndësishme në rajon. Për të pasur sa më shumë mundësi zgjedhjeje, në listën e kundërshtarëve janë përfshirë edhe Maqedonia dhe Mali i Zi”, thekson FSHF-ja.Emri përfundimtar i kundërshtarit për miqësoren e marsit do të vendoset vetëm pas shortit eliminator të Euro 2012. Verdikti i shortit në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, do të jepet më 7 shkurt. Pasi të njohë kundërshtarët e edicionit të ardhshëm, trajneri Kuzhe në bashkëpunim me drejtuesit e federatës, do të përcaktojnë se cili është kundërshtari që vlen më tepër në kuadër të përgatitjeve për fazën kualifikuese.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›