E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK-u dhuron 33 mijë euro për zonat e përmbytura

 KEK-u njoftoi sot se duke e parë situatën e rëndë që mbizotëron në këtë pjesë, kanë ndarë nga pagat e tyre shumën totale prej 33,572 Euro. “Kjo ndihmë vije pas ndihmës që KEK i ka dhënë korporatës simotër KESH duke marrë energji elektrike aq sa e duron rrjeti i transmisionit nga fundi i dhjetorit dhe gjatë janarit. KEK dhe KESH kanë bashkëpunim të shkëlqyer. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi KEK sh.a. ka shprehur gatishmërinë e plotë të mbetet në dispozicion për të ofruar çfarëdo mbështetje teknike ndaj KESH dhe Shqipërisë në këto momente të vështira, në mënyrë që të vazhdojë të jap ndihmën për tejkalimin e kësaj situate”, thekson deklarata.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›