E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit, banorët kërkojnë dëmshpërblim

Nga shembja e pallatit në nëntor të vitit 2008 humbën jetën tre persona. Në padinë e depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, të dëmtuarit kërkojnë nga firma e ndërtimit “Arti shpk” rreth 57 milionë lekë.

Sipas banorëve, është pikërisht kjo firmë ndërtimi përgjegjësja kryesore për dëmin e shkaktuar. Nga hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës është arritur në përfundimin se pallati pesë katësh, i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve abuzive për ndërtimin e një godine të re pranë tij.

Ekspertiza e prokurorisë e ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga rrëzimi i pallatit në masën e 6.23 milionë lekëve. Një vit pas ngjarjes, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi katër nga shtatë të pandehurit me 12.6 vjet burg gjithsej, si dhe me 1.5 milionë lekë gjobë, ndërsa tre zyrtarë të bashkisë së qytetit u shpallën të pafajshëm.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›