E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anti-Bjellorusia mungon edhe Cana Bogdani

Rritet numri i mungesave ne kombetaren shqiptare. Pas trajnerit Kuzhe dhe Debatik Currit tashme jane Lorik Cana dhe Erjon Bogdani ata qe nuk do te jene ne fushe te marten perballe Bjellorusise.

Canen e le jashte demtimi qe pesoi ne kavalije ne ndeshjen me Bosnjen ndersa sulmuesi shtatelarte do te vuaje pezullimin nga kartonat e marra ne dy sfida radhazi.

Megjithe veshtiresite lojtaret kuqezonj shprehen optimiste ndersa Skela tha se kjo eshte mundesia e te rinjve per te treguar vlerat ne kombetare.

Jemi ekip i vogel dhe per ne ndikojne shume gjera. Eumlshte nje faze tani qe po na kap fatkeqesia nga te gjitha anet. Lojtaret qe jane ne vije te dyte kane shansin tani per te treguar veten dhe per te ndihmuar ekipin. Edhe lojtaret qe vijne nga pankina sherbejne shume per ekipin kombetar kjo ka qene ana pozitive e ketij ekipi deklaroi mesfushori kuqezi Ervin Skela.

Fitorja 2-0 ndaj Rumanise i ka dhene mundesine Frances te udheheqe grupin D nderkohe qe kombetarja shqiptare ka zbritur ne vendin e 2 me 5 pike po aq sa Bjellorusia kundershtari i radhes per kuqezinjte tane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›