Kuzheja me skenarin e Ari Hanit
Josip Kuzhe duket se eshte nje trajner me fat ose se paku ka pasur te njejtin fat si dhe kater paraardhesit e tij Dosena Brigel Baric dhe Han edhe keta te huaj ne ndeshjen e pare hapese te nje fushata kualifikuese qofte kjo per eliminatoret e nje Europiani 2004 2008 2012 apo dhe Boterori 2006 2010.
Shqiperia per here te peste nuk humbi ne ndeshjen e pare hapese duke koleksionuar nje fitore 2-1 kunder Greqise Brigel dhe kater barazime 1-1 kunder Zvicres Dosena 2-2 kunder Bjellorusise Baric dhe 0-0 kunder Suedise Hani.Ndeshjet e dyta kane pasur nje histori me kontrast Dosena humbi 4-1 ne Rusi ne Euro 2004 e me pas u largua Brigeli humbi 2-0 ne Gjeorgji Boterori 2006 Barici humbi 2-0 me Rumanine ne Tirane Euro 2008 dhe Hani fitoi 3-0 me Malten ne Qemal Stafa Boterori 2010. Kuzheja ka para tij nje skenar tip Ari Hani pasi ndeshjen e tij te dyte e ka kunder Luksemburgut nje skuadre me format te ulet e qe bashkekombesi i tij Oto Baric e mundi dy here ne eliminatoret e Euro 2008-s 2-0 ne Tirane dhe 3-0 ne Luksemburg. Luksemburgasit mberrijne ne Tirane pas humbjes 3-0 ne shtepi me Bosnjen kryesuesen aktuale te grupit tone me 3 pike po aq sa Bjellorusia qe pret Rumanine. Kuzhe e tha qarte pas barazimit historik me Rumanine i pari pas 62 vjetesh kunder skuadres tjeter ballkanike Ndeshja me Luksemburgun po aq e rendesishme sa ajo me Francen. Duhet te mendojme seriozisht per te. Objektivi i kroatit eshte te lere pas jo Luksemburgun por Bjellorusine. Por ish-vendi i Bashkimit Sovjetik shkaktoi nje surprize te madhe duke mundur Francen ne Paris 1-0 dhe tashme trajneri gjerman Bernd Stange ka deklaruar se objektiv minimal i tij eshte te kape nje vend ne plejof qe perkthehet as me pak dhe as me shume me vendin e dyte ne grupin ku per dy vendet e para luftojne dhe Franca Rumania dhe Bosnja. Pas argetimit me Luksemburgun Shqiperine e pret Bosnja me pas sfidat e dyfishta me Bjellorusine me 12 tetor ne transferte dhe 26 mars ne Qemal Stafa nje rival i drejtperdrejte per kuqezinjte. Pikerisht ndaj nje Bjellorusie me formatin e Hungarise ndaj se ciles Ari Hani humbi dy here perpara se te shkarkohej. Ne ballafaqimet e fundit ndaj Bjellorusise per Euro 2008-n Shqiperia barazoi ne transferte 2-2 por humbi 4-2 ne Qemal Stafa.
EURO 2012
GRUPI D
Te premten 03.09.2010
Luksemburg-Bosnje 0-3
France-Bjellorusi 0-1
Rumani-Shqiperi 1-1
RENDITJA
1. Bosnja 3
2. Bjellorusia 3
3. Shqiperia 1
4. Rumania 1
5. Franca 0
6. Luksemburgu 0
Te marten 07.09.2010
1930 Bjellorusi-Rumani
2015 Shqiperi-Luksemburg
2100 Bosnje-France
5 Shtator 2010