Mediat rumune Horror Mania
Nje Rumani qe priste te festonte por ne fund tifozet kane lene pak nga pak stadiumin. 15 mije te pranishmit kane brohoritur deri ne minuten e 87-te kur Muzaka ka shenuar. Ne stadium eshte degjuar edhe fjala doreheqje drejtuar trajnerit Razvan Lucesku. Gazeta me e madhe sportive ne Rumani hapet me titullin Horror Mania. Prosport nuk e ka gelltitur barazimin duke e quajtur lojen e rumuneve kaotike dhe pa horizont. Shqiptaret jane kthyer ne mallkimin e familjes Lucescu. Pas te madhit Mircea Lucesku qe u eliminua nga 17 Nentori i Tiranes ne kupat e Europes ne vitin 1986 kur luante me Dinamon e Bukureshtin radhen e ka pasur i biri Razvan. Vete trajneri i madh rumun e kishte paralajmeruar pak dite me pare qe loja e shqiptareve eshte e papritur. Gazeta Sporturilor ne faqen e pare shkruan Enderr e keqe. Rumania shkruhet ne kete te perditshme ka vuajtur me Shqiperine duke pasur nje nisje negative. Shtypi nderkombetar ka vleresuar barazimin si nje surprize pasi u arrit vetem ne minutat e fundit duke i mohuar ekipit rumun fitoren e dhjete radhazi ndaj shqiptareve
5 Shtator 2010