E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky Chelsea i eliminimeve

Chelsea sivjet ka gjasa të mëdha për që të mbetet pa asnjë kupë. Chelsea është eliminuar sot nga kupa Capitan One nga Swansea. Në ndeshjen e parë Chelsea kishte humbur 2 me 0 nga Swansea, ndërsa sot nuk arriti të përmbysë humbjen duke barazuar pa gola 0 me 0.

Përkundër disa rasteve të volitshme në këtë ndeshje, Chelsea nuk arriti dot golin. Hazard u përjashtua nga ndeshja në minutën e 80 të ndeshjes.

Në finale të kësaj kupe, befasisht do të jenë dy skuadra që nuk ishin as në mesin e favoritëve.

Swansea takohet me skuadrën e ligës së tretë angleze, Bradford e cila bër historinë duke eliminuar skuadra të Premierligës si Wigan, Arsenal e Aston Villa./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›