Roma i'a kthen Interit në kupë

Vetëm tre ditë pasi luajtën baraz në Serie A, Roma e priti Interin sot në ndeshjen e parë gjysëmfinale të kupës.
Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Florenzi në minutën e 13 dhe Destro në minutën e 33 shënuan për epërsinë e dy golave për Romën.
Interin e la në lojë në këtë garë një gol i Palacios në minutën e 44, gjë të cilën e bëri edhe në ndeshjen e Series A, kur shënoj në minutën e fundit të pjesës së parë./Indeksonline/