Ky është babai i World Wide Web
Ai është një gjeni i kompjuterëve. Përpara 20 vitesh britaniku Tim Berners- Lee, sot 56 vjeç, bëri të ditur zbulimin me emrin World Wide Web. Pa këtë WWW sot interneti do ishte i paimagjinueshëm. Në fakt edhe ata që kuptojnë mirë nga kjo fushë ndonjëherë nuk e ndajnë internetin nga World Wide Web.
Interneti është zbuluar thuajse 60 vite më përpara në SHBA. Atëherë u bë e mundur që kompjuterat në vende të ndryshme të lidhem me njëri- tjetrin pa një server central.
Por Lee bëri të mundur më 6 gusht 1991 që e para platformë HTTP të dilte online. Ai bëri faqen e parë, info.cern.ch, për llogari të Qendrës për Kërkime Bërthamore në Gjenevë.
Vetë mbretëresha e Britanisë e ka falënderuar Lee për këtë zbulim. Ai ka marrë titullin Kalorës.