George Clooney ia nis me kampione
Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 14:40
Faqet rozë thonë se flaka e re e Clooney-t është 31-vjeçarja Stacy Keibler, një ish-kampione e Wrestling, e cila për momentin është duke provuar të bëjë karrierë si aktore.
Sipas thashethemeve, Stacy ka kaluar disa ditë pushime në shtëpinë e George në Liqenin Komo. Në profilin e saj në Twitter, ajo ka lënë mesazhin: “Jam në parajsë!”.
Megjithatë, sipas burimeve të sigurta Clooney ka thënë se ende nuk ka asgjë serioze në historinë e tij me 31-vjeçaren.