E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është fundi i Wayne Rooneyt!!

Mediat angleze tani më janë të bindura. ëayne Rooney do të largohet nga Manchester United në këtë verë. Lënia në bankën rezervë në ndeshjen e dytë me Real Madrid, thuhet se është konfirmimi më i mirë që Rooney do të largohet nga United.

Shitjen e Rooneyt, mediat angleze e krahasojnë me largimin e disa yjeve nga skuadra si Beckham, Keane, Nistelroy, e Ronaldo. Largimi i Rooneyt nga Manchester United ishte më afër se kurrë në vitin 2010 kur ishte pranë kalimit te City, por që në momentin e fundit Rooney u bindë që të qëndroj edhe më tutje.

Por largimi i Rooneyt sipas mediave angleze është i paevitueshëm në këtë verë. Çmimi i tij thuhet se është 20 milion funta, çmim të cilin shumë skuadra mund ta paguajnë duke njohur cilësitë e tij të larta. Janë dy opsione që fliten më së shumti për planet e Fergusonit pas shitjes së Rooneyt.

I pari është shitja e tij për të forcuar buxhetin për blerjen e Cristiano Ronaldos. I dyti është shitja e Rooneyt dhe blerja e Lewandovskit, lojtar që i pëlqen shumë Fergiet./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›