Ronaldo Fergusonit: Reali ta mbylli gojën!

Sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo është shprehur shumë i lumtur që Real Madridi e ka eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve.
Tërë ky gëzim më shumë është pjesë e inatit që fenomeni ka nga një deklaratë e Ferguson para pak ditësh.
Fergie deklaroj se Ronald portugez është më i mirë se Ronaldo brazilian.
"Atij Reali tani i'a ka mbyllur gojën. Ai është një person që mbanë titullin "Sir" dhe nuk i lejohet të flet çka të don ai. Ai është një njeri që nuk respekton askënd. Një profesionist si ai të thotë të tilla deklarata, ishte turpëruese" deklaroj fenomeni Ronaldo./Indeksonline/