E Diel, 1 Nëntor 2026

Ky është një fund me nder. Vetëvrasja e pensionistit trazon Athinën sërish (FOTO)

Share

Athina është përfshirë nga trazirat sërish pasi të rinjtë vërshuan në sheshe pasi një pensionist kreu vetëvrasje publike. Protesta pati edhe në Selanik, ndërsa të rinjtë u mobilizuan pas thirrjeve në rrjetet sociale.

Një pensionist grek vrau veten në një shesh publik përpara parlamentit duke thënë se refuzonte të shkonte të kërkonte në koshat e plehrave.

Vdekja e 77 vjeçarit, një ish farmacist, ka prekur shumë njerëz në Greqi. Përpara se të vriste veten, ai kishte thënë se donte një fund me nder. Numri i vetëvrasjeve në Greqi është shtuar kohët e fundit, ndërkohë që të rinjtë që dolën në protestë thonë se pensionistin e vrau shteti.

Një dëshmitar tha se pensionisti grek deklaroi se nuk donte të linte borxhe për fëmijët e tij, ndaj i dha fund jetës.

Në vendin ku u vetëvra pensionisti nisën homazhet, ndërsa qytetarët pyesnin se kush do jetë viktima e radhës në një vend të lodhur nga kriza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›