E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i jep ndihmë fëmijës 1 vjeç, dy persona rrahin mjekun

Share

Dy persona kanë goditur një mjek në spitalin e Vlorës, pasi thonë se nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore një fëmije 1 vjeç. Pas kësa ngjarje, ata janë arrestuar nga ana e policisë së Vlorës.

Irfan Dalipaj 45 vjeç dhe Selim Nexhipi 25 vjeç, janë dy personat e arrestuar nga ana e policisë për këtë ngjarje. Ata akuzohen për kanosje dhe goditje për shkak të detyrës. Policia nuk ka bërë me dije identitetin e mjekut të sulmuar, ndërkohë që hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›