E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jam bërë pasanik duke shitur tituj doktorature

Share

Ai është bërë një hit në internet. Gjermani Daniel Maria van Hoogen shet doktoratura për 39 euro. Për gjashtë javë thotë se ka bërë plot 280 mijë euro duke shitur titujt doktor.

Gazeta Bild thotë se ai jeton në një apartament në Lybek, prej nga i shet doktoraturat në internet. A është legale? Sigurisht që po.

Idenë e ka marrë gjatë një udhëtimi në SHBA. Aty mund të ngresh me lehtësi një kishë dhe mund të ofrosh një titull nderi përkundrejt një donacioni.

Kështu ai ka krijuar Miami Life Development Church dhe në bashkëpunim me portalin Groupon ka nisur të japë tituj. Deri më tani plot 14.456 persona kanë marrë titullin në 65 fusha të ndryshme.

Personi që nuk ka qenë kurrë në universitet dhe nuk ka parë një të tillë nga brenda, tani është pasanik. Kam ndërmend të udhëtoj në Karaibe sivjet, shton ai.

Mos ndoshta këtij personi ia ka kopjuar idenë kryeministri ynë, Sali Berisha, që i ka bërë masterat e doktoraturat si një copë letër?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›