E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ky pushtet s'njeh limite", Vangjel Dule flet për Fredi Belerin në Kuvend: U rrëmbye nga sekti i Rilindjes! Kokaveshit i rrezikohet jeta sepse ka bërë transplant zemre

"Ky pushtet s'njeh limite", Vangjel Dule flet për Fredi

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli në seancën e sotme plenare për arrestimin e kandidatit fitues të Himarës, Fredi Beleri, duke thënë se është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes.

Në fjalën e tij, Dule bëri thirrje që Beleri të lirohet nga burgu, dukr shtuar se pas këtij urdhri qëndron kryeministri Edi Rama.

Dule: Sekti në pushtet nuk njeh limite. Beleri është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i rilindjes, është marrë peng nga Rama.Flagranca presupozon faktin e kryer, ndërsa dyshimi është dyshim. Rama t’u drejtohet se do ta ketë personalisht me ta këtu çdo gjë është në duart e njëshit.

Sot, kreu i Bashksië së Himarës duhet të shkojë mes komunitetit që e zgjodhën. Janë njerëz të lirë dhe nuk hezitojnë që të japin leksione për demokracinë. Së bashku me Belerin është marrë peng dhe Kokaveshi me të njëjtat akuza. Është një i ri që ka bërë transplant zemre, kam njoftuar se i rrezikohet jeta, por vazhdojnë ta mbajnë peng. Mentalitet policor ka kaluar edhe te disa mjekë.

Himara dhe më të vjetrit më kujtonin 1945, edhe atëhere votuan kundër regjimit. Së treri ka filluar IKMT aksione hakmarrëse, hoteli i Belit ishte i rrethuar dje, dhe pse është objekt i legalizuar, cili ishte mëkati i zotërisë së moshuar? Se i biri kishte qenë numërues i Belerit ku u nxor fitues. Ky e zhyt vendin në tirani dhe errësirë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›