E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi me thikë punonjësen, arrestohet 27-vjeçari që grabiti postën private në Tiranë

Kërcënoi me thikë punonjësen, arrestohet 27-vjeçari

Është arrestuar 27-vjeçari, i cili nën kërcënimin e thikës, grabiti një shumë parash në filialen e një poste private në Tiranë.

Në pranga ka rënë shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u bë i mundur identifikimi i këtij shtetasi, i cili më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, hyri në filialen e një poste private në rrugën “5 Maji”, mori xhiron ditore duke kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet.

Shuma e parave të vjedhura nga shtetasi O. M. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin prerës thikë që ai ka përdorur për kanosjen, veshjet e tij gjatë vjedhjes dhe motomjetin me të cilin është larguar.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Filiali”.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që mori një shumë parash në filialen e një poste private, duke kanosur punonjësin e postës, me mjet preës (thikë).

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës (thikë) dhe veshjet që ka patur autori gjatë ngjarjes, si dhe motomjeti me të cilin ai është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në filialen e një poste private në rrugën “5 Maji”, ku një shtetas mori një shumë parash pasi kanosi punonjësin e postës, me mjet prerës (thikë) dhe më pas u largua me motomjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Filiali”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

  1. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u bë i mundur identifikimi i këtij shtetasi, i cili më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, hyri në filialen e një poste private në rrugën “5 Maji”, mori xhiron ditore duke kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet.

Shuma e parave të vjedhura nga shtetasi O. M. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin prerës thikë që ai ka përdorur për kanosjen, veshjet e tij gjatë vjedhjes dhe motomjetin me të cilin është larguar.

Materialet proceduale në ngarkim të shtetasit O. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

angazhimpërkushtimsakrificë?️?

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit??

nëshërbimtëqytetarëve?️??️

denonconë112? ✅

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›