Kokainë, pistoletë dhe para kesh në banesë, arrestohet shqiptari së bashku me partneren italiane
Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 1 kg kokainë, 10 mijë euro kesh dhe 1 pistoletë, së bashku me partneren e tij italiane 21 vjeçe.
Sipas medieve italiane, mësohet se gjatë kontrollit në banesën e çiftit, karabinierët zbuluan dhe sekuestruan 1 kg kokainë të ndarë në dy pjesë, dhe një peshore.
Ndërsa brenda një çante u gjet një pistoletë gjysmë automatike Glock Zev e pa regjistruar dhe 2 karikatorë të mbushur, përkatësisht me 17 fishekë, si dhe 10840 euro kesh iu gjetën shqiptarit në rrobat e trupit. Ditën e djeshme një gjykatë italiane vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për çiftin.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
