Ky rekordmeni, ky fenomeni

Lionel Messi për të gjithë adhuruesit e futbollit ka dhuruar edhe një vit me plot befasi, me plot gola, rekorde, duke vënë në pikëpyetje faktin se me 25 vitet e tij ai është më i mirë ndonjëherë në futboll.
Ylli argjentinas do të na kujtoj vitin 2012 si vit që ndryshoi histori në futboll, la legjenda të futbollit prapa tij duke thyer shumë rekorde.
Kulmi i suksesit të tij ishte thyerja e rekordi shumë vjeçar i vendosur nga Mueller ku Messi brenda një viti kalendarik shënoj 91 gola, 6 më shumë se Mueller. Në foton në profil mund të shikoni rekordet e Messit të arritura në vitin 2012.
Një javë nga viti 2013, Lionel Messi me plot të drejtë pritet të jetë futbollisti i parë në histori të futbollit që do të fitoj Topin e Katërt të Artë për tu bërë i vetmi me 4 herë të fituar këtë titull të çmuar./Indeksonline/