E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis - Gjokovic

Nuk e pati aspak të lehtë, veçse arriti që ta fitonte këtë trofe për të dytën herë radhazi. Novak Gjokoviç do të ketë një arsye më shumë për të festuar gëzueshëm Vitin e Ri, pasi triumfoi në turneun e Abu Dabit, duke pasur përballë sfidën e fortë të spanjollit Nikolas Almagro.
Gjithsesi, finalja pati hope e bërdume dhe dy tenistët e shkëlqyer u kacafytën gjatë për të fituar kupën në Gjirin Persik.
Almagro, njeriu që zëvendësoi në Abu Dabi patriotin e tij të dëmtuar, Rafa Nadal, fitoi setin e parë 7-6, duke fituar lojën vendimtare.
Pas kësaj goditjeje, numri 1 i botës reagoi dhe arriti ta vinte ndeshjen në binarë. Ai fitoi setin e dytë bindshëm 6-3, duke qenë më i qetë për të luajtur të tretin.
Seti final ishte i ekuilibruar dhe pati momente të bukura nga dy rivalët. Në fund, ishte Gjokoviç që triumfoi 6-4 duke i dhënë fund në mënyrën e duhur një viti jo edhe aq të lehtë për të.
Gjashtë herë fituesi i turneve Grand Slem lumturoi sërish tifozët, ndërsa udhëheq tenisin botëror në dy vitet e fundit.
Ai synon një tjetër Çmim të Madh në “Australian Open”, ndërsa turneu i Melburnit pret të nisë më 14 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›