E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: “Duhet të kemi një gjeneratë të re të peshkatarëve”

Në prezantimin e buxhetit 2022 për peshkimin, kryeministri Edi Rama tha se peshkatarët mund të përfitojnë financime nëse projektet e tyre dhe duan ndihmë për të zgjidhur problemet, duke filluar që nga riparimi i anijeve të peshkimit. Zoti Rama shprehu kënaqësinë se eksportet në industrinë e peshkimit janë rritur me 239%. 
Kryeministri tha se do të ndërtohet një shkollë profesionale për specialistët e  peshkimit. “Na duhet që të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën” tha kryeministri. “Është ideale 2 ditë anije tre ditë në klasë për të krijuar gjithë stafin e ri të kapitenëve e të teknikëve shqiptar. Duhet të kemi një gjeneratë të re ajo që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve” tha zoti Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›