Vajzat e “The Voice of Albania Kids”

Pas suksesit në spektaklin “The Voice of Albania”, tashmë është rradha e finalistëve të “The Voice Kids” për të shpallur fituesin.
Gjashtë konkurrentet e mbetura do të përballen këtë të premte me sfidën finale, duke bërë që mbrëmja e 24 majit të jetë e paharrueshme për Uendin, Riselden, Elisen, Elonen, Riten dhe Duan.
Vajzat kanë nisur provat intensive për të siguruar një performacë maksimale, pasi konkurenca është shumë e fortë.
Edhe pse në fillim të spektaklit prurjet ishin të mira, paneli i tre trajnerëve të kryesuar nga Alma Bektashi, Elton Deda dhe Altin Goci, përzgjodhen me profesionalizëm 6 zërat më premtues.
Mosha e lejuar në aplikim ishte nga 6-14 vjeç, ndërsa audicionet janë zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Nga 1200 konkurues, vetëm 110 mundën të kalonin në audicionet e fshehta.
Rrugëtimi më pas vazhdoi deri në eliminimin e konkurenteve për të mbërritur në fazën finale të së premtes.
Gjatë “talent-show”, tre ishin etapat kryesore të spektaklit:
Audicionet e fshehura. Ishin element që e bënë kete lloj formati unik në llojin e vet. Sikurse në formatin e “The Voice of Albania”, u quajtën të tilla sepse u bazuan vetëm në zërin e konkurrentëve. Trajneret nuk panë asnjë nga fëmijët, por dëgjuan vetëm zërat e tyre, e gjithë kjo për të mos ndikuar në gjykim.
Betejat ishin një tjetër fazë e rendësishme. Gjatë raundeve të betejave, konkurrentët u vunë përballë njëri-tjetrit dy e nga dy, duke kënduar të njejtën këngë përpara një publiku në studio.
Sfidat Live. Pas përfundimit të sfidave, mbeten vetëm konkurrentët më të forte të çdo trajneri për të vazhduar me interpretimet live në skenë. Gjithçka është gati për mbrëmjen finale.TCH njofton se fituesit do t’i jepet një çmim special, ndërsa për të gjithë fëmijët do të ketë befasi dhe dhurata. /Indeksonline/