E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kylie Minogue puth të fejuarin në skenë

SHBA, 26 Mars NOA – Kur ka vënë re të fejuarin e saj në radhë të parë të publikut në koncertin që zhvillohej në Barcelonë, nuk i ka rezistuar dot provokimit që i erdhi për ta puthur. Përpara të gjithë fansave në delir, Kylie Minogue e dashuruar marrëzisht pas modelit të saj Andres Veloncoso, u shtri madje dhe në skenë vetëm për ta puthur atë.

Një gjest që duhet thënë e ka habitur dhe në të njëjtën kohë e ka lumturuar të gjithë publikun e pranishëm në këtë koncert. I dashuri i saj, e ka shoqëruar këngëtaren pothuajse përgjatë gjithë kohës në këtë turne botëror dhe kjo për yllin e popit është një motiv gëzimi.

“Jam shumë e lumtur që këtu me mua është dhe familja ime, veçanërisht jam e gëzuar për praninë e një personi”, – deklaroi Kylie.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmePuthja mes Patos dhe BarbarasShakira-Pique, foto e parë e puthjes në publik bën xhiron në mbarë botënKylie Minogue dhe ëndrra për tu bërë nënëBrand: Garner puth si princeshë, Affleck duhet të jetë xheloz Lidhje: i fejuari, Kylie Minogue, puthje, skene

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›