Avokati me gjyqtarin rrihen me njëri-tjetrin në sallën e gjyqit
Si të mos mjaftojnë skandalet e shumta të drejtësisë shqiptare, u është shtuar edhe një tjetër ngjarje e shëmtuar. Gjatë paradites së sotme, një avokat dhe një gjykatës janë sharë dhe përplasurur fizikisht me njëri-tjetrin në sallën e gjyqit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Elbasanit.
Mësohet se avokati Bujar Dyrmishi është konfliktuar me gjyqtarin Xheladin Karkini dhe më pas janë goditur. Dyrmishi ishte avokat në një çështje civile, ndërsa tashmë është shoqëruar në polici nga grupi i gatshëm.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje jo normale, ndërkohë që Gjykata e Elbasanit pezulloi të gjitha proceset gjyqësore për 90 minuta.
