E Diel, 1 Nëntor 2026

LAJMI FUNDIT: LSI, Prifti: Vota ime për Berishën

Deklarata shokuese erdhi në emsioonin Opinion që po zhvillohet këto momente në TV Klan.

“Mandati im nuk do të shkojë kurrë në favor të Edi Ramës, por mund të jetë edhe pro Sali Berishës në kuvend. Sali Berisha mund të numërojë që tani 71 vota”, deklaroi Prifti

“Vendi nuk ka interes të shkojë në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë krize ekonomike” tha ai. “Kushti im i vetëm është nxjerrja e një ligji të posaçëm për rinumërimin  e votave por pa ndryshuar gjë. Dhe që Berisha të më garantojë se do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme që edhe këtë radhë nuk u arritën dot. Po pranoi këtë kusht timin, vota ime është për të.”

Zoti Prifti akuzon vazhdimisht zotin Rama për kodin zgjerdhor, për mosbashkimin e së majtës. “Edi Rama donte të zhdukte të gjithë faktorët e së majtës”, deklaroi ai.

Prifti akuzoi gjithashtu PS dhe kryetarin e saj Edi Rama se ka bërë gjithçka për të vjedhur votat e LSI nëpër qarqe të ndryshme. “Është bërë një luftë e paprinciptë dhe janë paguar para për të manipuluar votat e LSI në Fier e në Tiranë. Nga 25000 vota që fitova, arrita të rifitoj 11000 vota në Qarkun e Fierit.”

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›