E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Procesi po degjeneron; Berisha të ndërhyjë

"Berisha duhet të largojë duart nga mandati i nëntë i PS-së në qytetin e Fierit. Ai duhet të bëjë garantin e rendit dhe qetësisë sepse ministra të tij janë pranë qendrave të votimit dhe largojnë nga aty dhe mediat”, vuri ne dukje Rama.

“Berisha nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Sovrani e dha verdiktin kundër tij, por ai është kryeministër në detyrë e duhet të sigurojë procesin e numërimit dhe jo të ndërhyjë dhe të ushtrojë trysni sistematike”, deklaroi më tej kreu socialist.

Rama duke iu përgjigjur mediave tha se “PS-ja në Berat ka pesë mandate dhe ne do ta kërkojmë këtë mandat në çdo hallkë ligjore”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›