LDD zgjedh kryesinë e re në Pejë

Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Pejë ka zgjedhur kryetarin e saj dhe kryesinë e re. Kryetar i degës u zgjodh Demë Qorri, ndërsa nënkryetarë, Ibrahim Gashi e Luljeta Nikçi, kurse Valon Morina është zgjedhur sekretar.
Me këtë rast u tha se dardanët e Kosovës dhe ata të Pejës janë të vendosur që të bashkëudhëtojnë me liderin e tyre Nexhat Dacin dhe u dëshmua se LDD në Pejë jo vetëm se nuk është shkri askund, por është më e fuqishme se asnjëherë deri më tani.
Kryetari i LDD-së Nexhat Daci, u shpreh se LDD me tërë kapacitetet e saja do t’i gjendet Kosovës në rrugëtimin e ardhshëm dhe shpresojnë që ky është edhe qëllimi kryesor i krijimit të koalicionit të qëndrueshëm me një njeriun që është futur në politikë me koncept të qartë kombëtar, historik dhe zhvillimor, Ramush Haradinaj.
Daci tha se shkuarja e tij e padrejtë në Hagë, e ka motivuiar atë personalisht që të besoj se Ramushi do të kthehet, se do të shpërlaj dhe do ta bëj të pafajshme krejt luftën çlirimtare të Kosovës dhe do t’i prijw në fazat e ardhshme zhvillimore të Kosovës si kryeministër.
Ai me tej tha se ata do ta orientojnë anijen e Kosovës në koncept dhe program, në secilin vit të qeverisjes se çka duhet të realizohet, sa kushton ajo, cilat janë imputet që të arrihet ajo dhe cilat janë benefitet në punësim dhe në jetën e qytetarit.
Ndërsa, kryetari i LDD-së në Pejë, Demë Qorri se ndihet shumë krenar që mori votëbesimin anëtarëve të LDD-së.
Kuvendi i LDD-së në Pjesë u mbajt në praninë e 92 delegatëve nga të gjitha nëndegët (nga 101 sa janë), ku me shumicë votash Demë Qorri u zgjodh kryetar, Ibrahim Gashi nënkryetar, Luljeta Nikçi nënkryetare, Valon Morina sekretar, ndërsa, Haxhi Bajri, Fazli Zymeri, Murat Krasniqi, Demë Berisha, Ahmet Shala, Metë Bytyqi, Buqe Lajqi, Ismet Krasniqi, Demë Gashi dhe Enis Gashi, anëtar të kryesisë./Indeksonline/