Shehu: LSI sikën nga PD, Meta ska besim te Rama
Ish-kryetari i PD, deputeti Tritan Shehu është shprehur i bindur se LSI nuk ikën, pasi Meta nuk i beson Ramës. Ai shprehet se koalicioni i djathtë është gati të presë përpos Ndokës e Milos dhe Dulen, duke paralajmëruar se s’do ketë rrezik që qeverisja e djathtë të rrëzohet para vitit 2013.
“Unë s’mendoj se LSI e drejtuar mund të largohet nga koalicioni i tanishëm qeverisës për shumë arësye. Unë mendoj se në koalicionin me PD Meta ka gjetur partneritetin e duhur, një aleancë serioze dhe të respektueshme. S’besoj se lëviz nga koalicioni”, tha ai për shqiptarja.com.
“LSI nga koalicioni me mazhorancën e djathtë dhe konkretisht me PD s’ka pasur humbje, por them se ka përfituar e ajo nga koalicioni me PD, pa përjashtuar se dhe PD ka përfituar nga koalicioni me LSI, në funksion të mirëqeverisjes, bërjes së reformave dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Wshtë hequr sistemi i vizave, ka rritje ekonomike, pasi vendi s’ështëprekur nga krimi, pra ka zhvillim. Pastaj s’besoj se Meta shkon në koalicion me Ramën, sepse kreu i LSI nuk i beson Edi Ramës. Kreu i PS s’krijon siguri e garanci për aleatët, pastaj janë duke i ikur aleatë dhe PD po përgatitet ta zgjerojë koalicionin me parti të tjera, madje dhe të spektrit opozitar”, vijon me tej Shehi.