LDK: KQZ të mos tolerojë parti të caktuara
Në një konferencë për media të premten, nënkryetari i LDK së, Lutfi Haziri, tha se KQZ ja duhet të respektojë afatet ligjore për certifikim dhe të mos bëjë tolerime për parti të caktuara që sipas tij këto ditë po ndodh në KQZ, por pa përmendur ndonjërën nga subjektet politike.
Kërkesa e nënkryetarit të LDK së vjen pas disa informatave të cilat kjo parti i ka marrë se Komisioni Qendror Zgjedhor, për disa subjekte politike është duke bërë tolerime në aspektin e dorëzimit të listave dhe kërkesave të cilat kërkohen me ligj.
Haziri, gjithashtu, ka kërkuar që gjatë procesit zgjedhor, të gjithë anëtarët dhe vëzhguesit nëpër vendvotime, të jenë të pajisur me karta identifikuese të cilat përveç emrit dhe mbiemrit duhet të kenë edhe fotografinë, në mënyrë që procesi të jetë sa më transparent. /rtv21/