E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Lushnjes, ja si më torturonin në mënyrë cnjerëzore”

I moshuari Adem Arapi rrëfen para gjykatës së Krimeve të Rënda dhunën e “ushtarëve” të Aldo Bares. Dëshmia: Më rrahën derisa më ra të fikët, më hodhën në përrua 

TIRANE-"Ushtarët’ e Aldo Bares me torturuan derisa më hodhën pa ndjenja në përrua. Kërkonin që t’u tregoja ku gjendej Gramoz Selmani, miku i Artur Dajës”. I moshuari Adem Arapi rrëfeu para Gjykatës së Krimeve të Rënda momentet e tmerrit që ka përjetuar në garazhin e kapos së “Bandës së Lushnjës” në vitin 1998. “Isha në rrugë, kur më morën me forcë Arben Boriçi dhe Ilir Stergu. Më lidhën me pranga dhe më futën në garazh, në të ashtuquajturin komisariati nr.2 në Lushnje. Më kanë torturuar në mënyrën me çnjerëzore, pasi donin të dinin ku ishte Gramoz Selmani. Më pyesnin: Ku është Gramozi, ku është Gramozi?, por nuk kisha çfarë t’u thosha, sepse nuk e dija ku ndodhej”, - tha dëshmitari Arapi. Ai i shpjegoi Gjykatës se Gramoz Selmanin, që ishte një ndër kundërshtarët e Alfred Shkurtit i njohur si Aldo Bare, ishte kunati i motrës së tij, dhe për këtë arsye njerëzit e tij e kishin rrëmbyer me qëllim që t’u tregonte se ku ndodhej. “Teksa po më keqtrajtonin në garazh, erdhi dhe Leonard Prifti (vrarë në 2005). Më rrahën derisa mua më ka rënë të fikët. Më pas më kishin hedhur në përrua dhe prej andej nuk e di kush më ka marrë dhe dërguar në spital”, - tha i moshuari ne nje rrefim te gjate qe botohet sot en Gazeta Shqiptare. 
Banda famëkeqe e Aldo Bares ka vepruar për një kohë të gjatë në qytetin e Lushnjës. Bare, së bashku me ‘ushtarët’ e tij dyshohet se kanë kryer dhjetëra vrasje, akte terroriste, pengmarrje, etj. Shumë nga anëtarët e bandës janë dënuar nga Drejtësia, ndërsa të tjerë po gjykohen. Vetë Aldo Bare ndodhet në burgjet turke në pritje të përfundimit të procedurave të ekstradimit. Banda e Alfred Shkurtit u godit në vitin 2005.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›