LDK: Konkurs politik për drejtor të shkollave në Komunën e Prizrenit

Konkursi i publikuar në gazetën e përditshme “ Epoka e Re ” i datës 11 korrik 2013, nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prizren është jo ligjor, i njëanshëm dhe politikisht i motivuar, andaj ai duhet të anulohet, në të kundërtën do të ketë pasojat për vetë komunën dhe institucionet arsimore parauniversitare të saja ( shkollat), thuhet në reagimin e degës së LDK-së.
LDK nënvizon se konkursi jo vetëm së është joligjor, por njëkohësisht edhe i njëanshëm dhe i nxitur politikisht, ngase është publikuar nga një strukturë qeveritare e cila është në largim dhe e njëjta ka dosje aktive ne organet e drejtësisë. Tani me veç janë shpallur zgjedhjet lokale ( 3 nëntor 2013 ) dhe kjo strukturë nuk e ka legjitimitet dhe baze ligjore që të marrë vendime, aq më tepër të emërojë (zgjedhë) drejtorët e shkollave për një mandate 4 vjeçar. Kjo e drejtë i takon strukturave të reja drejtuese të komunës të cilat do të dalin nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit duke i respektuar kriteret ligjore.
Se ky konkurs është puro politik dëshmon fakti se shumë shkolla të Komunës së Prizrenit tash e sa vite funksionojnë me ushtrues detyre të drejtorit, militant partiak të PDK-së, ku puna e parë në jetën e tyre ishte ajo e drejtorit të shkollës. Kjo nuk ka dyshim ka të bëjë me faktin se zyrtarët e korruptuar e te akuzuar komunal në mënyrë joligjore dhe abuzive po tentojnë të ju vazhdojnë mandatin e drejtorëve militantë dhe partiak edhe për një mandatë, në mënyrë që në të gjitha rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjes së 3 nëntorit, të kenë mundësin ti mbulojnë shkeljet e tyre dhe me këtë të kenë mundësinë e kontrollit politik të institucioneve arsimore .
Gjithashtu LDK thekson se Nexhat Çoçaj në cilësinë e drejtorit të DKASH në Prizren dhe Ramadan Muja si Kryetar Komune tanimë janë të njohur për publikun si shkelës të ligjeve dhe abuzues me mandatin e tyre dhe kjo nuk paraqet risi. Mbi ta dhe të tjerë zyrtar komunal tani më rëndojnë me dhjetëra akuza të konfirmuara nga organet kompetente hetues. Ky drejtor ndër tjera është i njohur edhe për vjedhjen e dhjetëra mijëra eurove nga paraja publike në emër të dëshmorëve, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së nënshkruar nga Ridvan Hoxha, Këshilltar i LDK-së në KK Prizren./Indeksonline/