E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK Mustafa zyrtarizon kandidaturen

Kryetari i komunes se Prishtines Isa Mustafa do te paraqese kandidaturen e tij per kryetar te LDK-se ne diten kur do te mbahet kuvendi zgjedhor i kesaj partie.

Lajmin e bejne te ditur burime te aferta me Mustafen te cilat citohen nga e perditshmja lokale Koha Ditore.

Sipas burimeve aktualisht Mustafa po harton planin qeverises te vendit i cili do te paraqitet po ne kuvendin zgjedhor.

Profesor Mustafa do ta lexoje planin per qeverisjen e vendit te cilin po e harton personalisht. Ndersa me pas kur kandidatura e tij te jete miratuar nga delegatet ai do te lexoje edhe programin per qeverisjen e LDK-se gjate nje mandati 4 vjecar kane saktesuar burimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›